Globi

Merkel: Variantet e reja të Covid mund të sjellin valën e tretë

Shkruar nga Liberale
Merkel: Variantet e reja të Covid mund të sjellin valën e

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa komentoi pandeminë dhe masat e marra nga qeveria gjermane në Bundestag, paralajmëroi një situatë aspak të mirë në vazhdim.

“Duhet të përgatitemi për faktin se variantet e reja të koronavirusit mund të bëhen dominues dhe të asgjësojnë sukseset tona me një valë të tretë të mundshme. Në disa vende europiane kemi parë një rritje të herë pas hershme dramatike të infeksionit dhe kjo mund të ketë efekte katastrofike për sistemet shëndetësore”, tha Merkel.

“Jo gjithçka është studiuar me thellësi, por do të bënim mirë të mos dyshonim tek ekspertët në vend dhe jashtë tij, kur ata na shpjegojnë se të trija variantet janë më agresivë dhe më të transmetueshëm”.

Më tej, kancelarja kërkoi që të bëhet ende durim në luftën ndaj pandemisë. “Në fund, do të fitojmë dhe do ta drejtojmë vendin drejt kohërave më të mira”.

Megjithatë, Merkel theksoi se numri i viktimave në Gjermani po zvogëlohet, por ajo tha se mund të ketë zhvillime të pakëndshme në vijim për shkak të varianteve të reja të virusit. Sa i përket fundit të pandemisë, Merkel u tregua e rezervuar duke thënë se virusi nuk “ndjek kalendarin”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH