Aktualitet

Merkel: Të hapen kapitujt e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Shkruar nga Liberale

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane Angela Merkel ka folur edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarêsimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, tha Merkel.

Lajmin e dha në Twitter edhe Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Fqinjësi dhe Partneritet Ndërkombëtar, e cila citoi fjalët e Merkel: “Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH