Aktualitet

Merkel refuzon vaksinën AstraZeneca: Jam 66 vjeç

               Publikuar në : 19:41 - 26/02/21 liberale

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do ta marrë vaksinën e AstraZenecas për një arsye që nuk lidhet me sigurinë e vaksinës, por me moshën.

Merkel, që është 66 vjeç u pyet nga gazeta Frankfurter Allgemeine nëse do ta merrte një dozë të AstraZenecas për të hedhur poshtë perceptimin se ajo nuk është e efektshme. Kancelarja u përgjigj se nuk do ta marrë për shkak se vaksina në fjalë nuk është aprovuar për personat mbi 65 vjeç.

“Unë jam 66 vjeç dhe nuk i përkas grupit te rekomanduar për AstraZeneca-n. Por ajo është një vaksinë e besueshme, e sigurt dhe efikase, e aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe në Gjermani është rekomanduar për moshat deri në 65 vjeç. Të gjithë autoritetet na thonë se kësaj vaksine mund t`I besohet. Për sa kohë vaksinat janë në mungesë si c`po ndodh tani, nuk ke shumë mundësi zgjedhjeje se me çfarë të vaksinohesh”, tha Merkel.

Më shumë se 1.4 milionë doza të vaksinës së AstraZeneca po qëndrojnë nëpër rafte në Gjermani, thotë The Times, ndërsa punonjësit e shëndetësisë kanë administruar vetëm 240 mijë doza. Kreu i komisionit gjerman të vaksinave, Thomas Mertens tha se po përpiqen shumë t`i bindin njerëzit që ta pranojnë vaksinën dhe popullata të krijojë besim tek ajo.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back