Aktualitet

Merkel nuk e bind dot, Macron: Të reformohet procedura e pranimit

               Publikuar në : 19:44 - 16/10/19 liberale

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, kancelarja gjermane, Angela Markel dhe presidenti i Francës, Emmanuele Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët.

Merkel i përmend Macron faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim.

Merkel: Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave.

Por presidenti Macron vijon ti mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

Macron: Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej.  Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg.

E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik për Evropën. Duhet ta reformojmë procedurën. Unë po e shpall vizionin tim gjeopolitik para kancelares.

“Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *