Aktualitet

Merkel iu kërkon falje gjermanëve: Gabimi im, s’ka mbyllje për Pashkë

               Publikuar në : 17:30 - 24/03/21 liberale

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon falje dhe pranon se ka gabuar në planifikimin e një izolimi 5-ditor të vendit gjatë periudhës së Pashkëve.

“Është e rëndësishme ta pranojmë, një gabim duhet cilësuar si i tillë, e mbi të gjitha duhet korrigjuar sa më shpejt. E di se propozimi ka shkaktuar pasiguri të mëtejshme, më vjen keq, e për këtë u kërkoj falje të gjithë qytetarëve”, u shpreh ajo.

Merkel njoftoi zgjatje të izolimit të pjesshëm deri në 18 prill dhe ashpërsim të masave kufizuese.

Propozimi që u rrëzua parashikonte mbylljen e të gjitha dyqaneve dhe bizneseve për 5 ditë gjatë pashkëve, ndërsa dyqane e ushqimeve do të hapeshin për pak, të shtunën në prag të Pashkëve, propozim ky, që për shumë do të ndikonte në grumbullime massive para supermarketeve.

Teksa e terhoqi propozimin, Merkel tha se kishte pasur qëllime të mira, ndersa pranoi se gabimi ishte i saj.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back