Globi

Merkel akuzon Rusinë: Kam prova të forta për sulm kibernetik!

Shkruar nga Liberale
Merkel akuzon Rusinë: Kam prova të forta për sulm kibernetik!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka hedhur akuza mbi Rusinë për një fushatë sulmesh kibernetike në zyrën e saj dhe të shumë ligjvënësve në Bundestag, shkruan RT.

Akuzat e Merkelit u bënë gjatë kohës që ajo foli në parlament, ku tha se kanë “prova të fuqishme” që tregojnë se agjencitë ruse qëndrojnë prapa një sulmi kibernetik të vitit 2015 që kishte në shënjestër kompjuterët në zyrën e saj dhe zyrat e parlamentarëve.

“Kjo është mizore”, theksoi ajo, duke konfirmuar raportimet e mediave që një hetim i bërë së fundmi nga Zyra e Prokurorisë Federale ka zbuluar shumë detaje dhe ka identifikuar hakerin e dyshuar.

Gazeta javore Der Spiegel raportoi se i dyshuari ishte një oficer i zbulimit ushtarak rus dhe se autoritetet kanë lëshuar një urdhër arrestimi për të.

Merkel tha se Rusia po ndjek një strategji të “luftës hibride”, duke kryer sulme të tilla kibernetike dhe përhapur fakte të shtrembëruara.

“Përkundër kësaj, unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për marrëdhënie të mira me Rusinë, sepse besoj se ka çdo arsye për t’i vazhduar këto përpjekje diplomatike, por natyrisht, kjo nuk do ta bëjë më të lehtë”, tha Merkel në Parlament. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH