Showbiz

Merita Halili flet për takimin me Dua Lipën: Ndezëm atmosferën me...

Shkruar nga Liberale
Merita Halili flet për takimin me Dua Lipën: Ndezëm

Këngëtarja e njohur Merita Halili ishte e ftuar së bashku me bashkëshortin, Raif Hyseni në "Soriee".

Ajo tregoi për takimin që ka pasur para dy vitesh me këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Para dy vitesh Merita dhe i shoqi i saj kanë qenë të ftuar në emisionin “The Untitled Action Bronson Show”, të reperit Action Bronson në të njëjtën kohë me Dua Lipën.

Merita ka treguar se nuk ishte në dijeni se do të ishte dhe ajo dhe që është lumturuar shumë kur e ka mësuar.

“Ne nuk e dinim që do të ishte Dua Lipa. Kur e pamë, e cila doli nga dhoma e grimit, kemi thirrur ‘Duaa’ dhe ajo na njohu e na tha ‘tani do të vij tek ju’. Më pas u futëm për të bërë muzikë, aty u shkrimë me muzikën popullore dhe gati dogjëm edhe shaminë”, u shpreh Merita.

Artistet kanë kënduar së bashku “Doli goca n’penxhere” dhe kanë ndezur atmosferën me frymë shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH