Showbiz

Meri Shehu ka disa lajme të këqija për shenjën e Gaforres për 2020-n

Shkruar nga Liberale
Meri Shehu ka disa lajme të këqija për shenjën e Gaforres

Astrologia Meri Shehu ka publikuar horoskopin e 2020-s për çdo shenjë. Sipas Meri Shehut shenja e Gafores do të ketë një pozicion të vështirë gjatë këtij viti.

Nga ana e shëndetit do harxhojnë shumë energji dhe mund të kenë kundërshtime. Problemet shëndetësore të tyre do kenë të bëjnë me kockat.

Ndërkohë ana ekonomike nuk është aty ku duhet, sepse janë akoma në përpunim për një ngritje ekonomike.

Horoskopi i Meri Shehut i publikuar në Facebook:

GAFORJA

PARASHIKIMI I VITIT 2020

Pozicioni i vështirë në 2020-n duhet marrë parasysh. Jo se do jetë pozicioni që nuk do u japë shanse, sepse do u japë bashkëpunime, partneritete, mund t’ju japë dhe martesa atyre që nuk janë martuar. Por vetë gaforret nuk do jenë gati, nuk do jenë në nivelin e duhur, për të mirëpritur shanset që do u japë 2020. Nga ana e shëndetit do harxhojnë shumë energji dhe mund të kenë kundërshtime. Problemet shëndetësore të tyre do kenë të bëjnë me kockat. Shanset për lidhje serioze do jenë të mëdha, por gjithçka është në dorën e tyre. Ana ekonomike nuk është aty ku duhet, sepse janë akoma në përpunim për një ngritje ekonomike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH