Aktualitet

Mendohej se kishte vdekur nga tërmeti, burri rikthehet në jetë në momentin që do të varrosej

Shkruar nga Liberale
Mendohej se kishte vdekur nga tërmeti, burri rikthehet në jetë

Një ngjarje gati e paimagjinueshme ka ndodhur në Siri, e cila u godit nga dy tërmete të fuqishme në Kahramanmaraş. Një person i quajtur Ahmed al-Maghribi, i cili mendohej se kishte vdekur pasi u hoq nga rrënojat dhe u vendos në një magazinë të ftohtë, pasi supozohej se ishte i vdekur për shkak të pasivitetit dhe mosreagimit.

Personi që qëndroi në magazinë për dy ditë, e më pas u fut në një çantë në varreza për t'u varrosur, pasi u identifikua nga familjarët e tij.

Familja e tij, e cila pa se çanta e trupit po lëvizte kur ai erdhi në varreza, e hapi atë dhe pa se Ahmed al-Maghribi ishte gjallë. Të tronditur, familja e tij e dërgoi menjëherë në spital.

Sipas informacioneve në shtypin vendas, është pohuar se zemra e personit është ndalur, një ngjarje që mund të përjetohej një herë në milion dhe më pas të rikthehej, shkruan Haberler./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH