Showbiz

“Memecja bionde”, kërcënoi vajzën e Trump, Eminem merret në pyetje

Shkruar nga Liberale
“Memecja bionde”, kërcënoi vajzën e Trump, Eminem

Reperi i njohur Eminem është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan, për shkak të disa vargjeve të tij kërcënuese që kanë lidhje me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump.

Në këngën e tij "Framed", e publikua në vitin 2017 ai shprehet:

Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?,

Duhet të shkoj ta zgjidh atë?,

Unë ndihem disi përgjegjës për memecen bjonde të vogël,

Vajzën e hodha në pellg, vrasja e dytë pa e kujtuar atë."

Sipas mediave të huaja, agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim.

Kjo nuk ishte hera e parë që Eminem përdori gjuhë kërcënuese kundër presidentit dhe familjes së tij, pasi në një nga intervistat ai është shprehur se Trump e bënte gjakun e tij të ziejë./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1097324,1097325,1097321,1097319,1097320,1097323,1097322"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH