Aktualitet

Meloni betohet para presidentit, shoqërohet nga partneri dhe vajza e tyre

Shkruar nga Liberale

Giorgia Meloni dhe 24 ministrat u betuan ditën e sotme para Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Meloni hyri në sallën e festës me presidentin Mattarella, i cili dje i dha postin e kryeministres së qeverisë së re.

Pas betimit me formulën rituale dhe nënshkrimit të kreut të shtetit, ndodhi shtrëngimi i duarve mes të dyve. Më pas, kryeministrja dhe të gjithë ministrat pozuan në foton e zakonshme me kreun e shtetit.

Ndërkohë, salla ishte e mbushur me familjarët e ministrave. Shoqëruesi i Giorgia Melonit, Andrea Gianbruno, së bashku me vajzën e saj, mbërritën në Quirinale për të marrë pjesë në betimin e qeverisë së re. Të dy mbërritën me Cinquecento-n e bardhë, makina që përdorte Meloni përpara se të merrte detyrën./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH