Të gjitha

Meghan akuzon Pallatin mbretëror se ka lejuar gënjeshtrat ndaj saj

               Publikuar në : 20:49 - 04/03/21 liberale

Një tjetër moment nga intervista e shumëpritur me Oprah Winfrey në CBS, e cila do të publikohet të dielën, është zbuluar së fundmi. Gjatë bisedës, Meghan Markle shprehet se nuk do të heshtë për përvojat e saj në pallat për aq kohë sa familja mbretërore po “përjetëson gënjeshtrat” për të dhe princin Harry.

“Si ndihesh për faktin që Pallati do të dëgjojë të flisni për të vërtetën tuaj sot,” e pyet Oprah.

“Nuk e di sesi ata presin që, pas gjithë kësaj kohe, ne thjesht do të vendosnim të heshtnim nëse atje është një rol aktiv që firma luan duke përjetësuar gënjeshtrat për ne.”

Firma është nje stenografi e cila përdoret për t’iu referuar Pallatit mbretëror. Fjala që ajo përdor është “perpetuating”, pra të lejosh diçka, një situatë të padëshirueshme ose besim të pabazuar që të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Me fjalë të tjera, Meghan akuzon se Pallati nuk i ka ndaluar të pavërtetat e thëna për të.

Meghan u ndal edhe te pasojat e të folurit publikisht.“Edhe nëse kjo vjen me rrezikun për të humbur gjëra, ka shumë gjëra që kanë humbur tanimë”.

Intervista u regjistrua para se të pretendohej se Meghan Markle ka bullizuar anëtarët e stafit kur jetonte në Kensington Palace, pretendime të cilat një zëdhënës i dukeshës i quajti “të përllogaritura”.

 

 

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back