Aktualitet

Mediu zbulon propozimin e Metës për Reformën në Drejtësi

Shkruar nga Liberale
Mediu zbulon propozimin e Metës për Reformën në

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim në lidhje me Reformën në Drejtësi, teksa ka zbuluar edhe detaje nga diskutimi i tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Mediu tha se Basha është në mbështetje të Reformës në Drejtësi, dhe se e vetmja palë që po saboton atë është pikërisht mazhoranca, sipas tij përmes disa amendimeve që e cenojnë këtë Reformë.

Unë e shikoj me shqetësim shumë të madh deklaratën e ambasadores dhe mendoj se duhet të ketë një qëndrim më të drejtpërdrejtë. Fola edhe me zotin Basha dhe ai është tërësisht në mbështetje të Reformës në Drejtësi. Në dijeninë time ka lëvizje brenda parlamentit për të bërë amendime që cenojnë Reformën në Drejtësi. Duhet një angazhim për të shmangur, ato që përmend Kim.

Tani lind pyetja se kush mund t’i bëjë ato marrëveshje. Disa amendime thuhet se janë brenda Komisionit të Ligjeve. Opozita e sotme nuk ka asnjë forcë për të ndikuar në këtë proces”, tha Mediu.

Mediu zbuloi një nga pikat diskutimit me presidentin Ilir Meta, për përfshirjen e opozitës në ndryshimin e sistemit të drejtësisë.

Presidenti ka publikuar një reformë për avancimin e Reformës në Drejtësi. Presidenti në propozimin që ka parashkruar me shkrim prej kohësh ka qenë me idenë se nëse ka nevojë për sistemin e drejtësisë, të futet edhe opozita sepse ndryshim të tilla kanë nevojë për mbështetjen e palëve”, tha Mediu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH