Aktualitet

Mediu kërkon bashkimin e opozitës: Nuk do ketë kandidat për ditën e hënë

Shkruar nga Liberale
Mediu kërkon bashkimin e opozitës: Nuk do ketë kandidat për

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se opozita duhet të jetë e bashkuar në procesin e zgjedhjes së presidentit. Pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të mazhorancës, Mediu tha për mediat, se nëse nuk ka një qëndrim opozitar, atëherë edhe PR nuk do të marrë pjesë në proces.

“Qëndrimi ynë ka qenë që opozita të dalë me figurat e veta. Shpresoj që të arrijmë në këtë konsensus opozitar. Ne kemi vendosur si ‘Aleanca për ndryshim’ që propozime t’i bëjmë brenda opozitës. Nëse nuk do të ketë një qëndrim opozitar nuk marrim pjesë në proces. Unë nuk i ndal në të Rithemelimit apo ku di unë si i quani ju. Për mua të gjithë deputetët ashtu siç e përcakton opozita janë të detyruar të marrin pjesë në këtë proces. Unë nuk shoh të ketë një kandidat për ditën e hënë. E shikoj absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka figura politike të rëndësishme politike në vend”, tha Mediu.

I pyetur më herët për këtë çështje, Shqpëtim Idrzi tha se PDIU po bën detyrën dhe po mban përgjegjësi dhe se nuk mund të detyrojë asnjë palë të marrë pjesë.

Kujtojmë që të hënën është caktuar mbajtja e raundit të parë për votimin e kandidatëve për president.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH