Aktualitet

Mediat: Rishi Sunak, kryeministri më i ri britanik në 200 vitet e fundit

Shkruar nga Liberale
Mediat: Rishi Sunak, kryeministri më i ri britanik në 200 vitet e

Boris Johnson ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga gara për postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas tërheqjes së Johnsonit, ish-ministri i financave Rishi Sunak konsiderohet automatikisht kandidati kryesor për postin e kryeministrit.

Mediat britanike shkruajnë se, Rishi Sunak është gati të bëhet kryeministri më i ri i Mbretërisë së Bashkuar për më shumë se 200 vjet.

Sipas BBC, ai është 42 vjeç, në të njëjtën moshë si Konti i Liverpulit, Robert Banks Jenkinson kur erdhi në detyrë në vitin 1812.

Që atëherë, David Cameron, i cili u zgjodh në moshën 43-vjeçare në vitin 2010, ka mbajtur rekordin si kryeministri më i ri.

Tony Blair, i cili shërbeu nga 1997-2007, ishte gjithashtu 43 vjeç kur hyri në detyrë.

Por Sunak nuk është aq i ri sa William Pitt i Riu, i cili ishte 24 vjeç, kur u zgjodh në vitin 1783. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH