Globi

Mediat italiane: UFO në qiellin mbi Xhenova

Shkruar nga Liberale
Mediat italiane: UFO në qiellin mbi Xhenova

A ka jetë në univers përveç nesh? Pyetja ngrihet gjithnjë e më shpesh, veçanërisht pasi NASA dhe qeveria amerikane kanë thyer heshtjen për ekzistencën e objekteve të paidentifikuara.

Dhe tani nga Genova - një ndër qytetet italiane me videot më të mëdha të UFO-ve - mbërrijnë imazhe të tjera që akreditojnë teorinë e jetës jashtëtokësore. Fotoja e publikuar nga Qendra Ufologjike Mesdhetare u bë menjëherë virale, dhe daton në 26 qershor 2023. Sipas mediave italiane imazhet janë realizuar nga Gonzalo Patricio teksa ishte në fluturimin që sapo ishte nisur nga aeroporti gjenovez Cristoforo Colombo rreth orës 9 dhe tha se ishte një fenomen i vërtetë ajror i pashpjegueshëm, pasi të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje ishin të kota, duke marrë parasysh gjithashtu mundësinë e reflektimeve, zogjve, avionëve njerëzorë, defekteve të celularit, fenomeneve natyrore e kështu me radhë”, shpjegoi Angelo Carannante kryetar i Qendrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH