Mediat bortërore ju kanë dhënë ‘zë’ kritikave të shqiptarëve ndaj fituesit të Çmimit Nobel për Letërsinë, Peter Handke.
Agence France-Presse (AFP) ka pasqyruar të gjitha deklaratat e liderëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës. Këto deklarata janë pasqyruar më tej nga France24, nga media e njohur e Australisë ‘SBS Neës’, në mediat e Indisë si ‘Hindustan Times’, por edhe në ‘The Washington Post’, ‘The Hill’, BBC apo Irish Times.
Kritikët e quajnë shkrimtarin austriak mohues të genocidit në Bosnje dhe vënë në pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, si dhe deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Handke ka marrë pjesë edhe në funeralin e Millosheviçit./Gazeta Liberale