Globi

Mediat e huaja, jehonë arrestimit të gazetares ruse në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Mediat e huaja, jehonë arrestimit të gazetares ruse në

Lajmi i arrestimit të gazetares ruse në Kosova ka bërë jehonë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar për lajmin, të cilët i janë referuar edhe shumë media të tjera, ndërsa shkruan se “nuk kanë mundur të verifikohen akuzat e Sveçlës”.

“Gazetarja Daria Almahov nuk ishte e disponueshme për koment dhe ishte e paqartë nëse ajo kishte punësuar një avokat”, shkruan agjencia e lajmeve.

Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin sirian, Bashar al-Assad. “Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njësoj si Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.

Në artikull, përmendet edhe situata e tensionuar javën e kaluar apo sulmi i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës. “Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë ka vendosur sanksione”, shkruan ndër të tjera Reuters.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH