Aktualitet

Mediat australiane: Ja pse e vrau vajzën dhe dhëndrin babi shqiptar

Shkruar nga Liberale

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja që ndodhi në Australi mbrëmjen e ndërrimit të viteve. 55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ëndrra e saj u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.

Daily Mail Australia shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, tha një i afër i cili donte të mbetej anonim.

Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH