Aktualitet

Media greke: Ja pse u shkarkua ambasadorja e Shqipërisë në Athinë

Shkruar nga Liberale
Media greke: Ja pse u shkarkua ambasadorja e Shqipërisë në

Një nga mediat greke më të njohura në Greqi, "ProtoThema" thotë se shkarkimi i ambasadores së Shqipërisë, Ardiana Hobdari erdhi për shkak të vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

"Sipas informacioneve, Hobdari dhe konsuulli i Përgjithshëm i Janinës, Pervin Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen.", shkruan "ProtoThema".

Burmi: ProtoThema

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH