Politikë

Me vendim qeverie, shtohet personeli i Kuvendit të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Me vendim qeverie, shtohet personeli i Kuvendit të Shqipërisë

Qeveria ka marrë vendimin për shtimin e 16 punonjësve të rinj në Kuvend.

Nga ky vendim i marrë me shtimin e 16 punonjës do të sjellë në rritjen e numrit me 453.

Ky vendim tashmë është botuar në “Fletoren zyrtare”. Në lidhje me këtë vendim të ri është ngarkuar administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi

Numri i punonjësve të administratës së Kuvendit, për vitin 2023, shtohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 453 (katërqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Numri rezervë i punonjësve për vitin 2023 reduktohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 47 (dyzet e shtatë) punonjës.

Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH