Aktualitet

Me tupanë e duartrokitje, socialistët festojnë fitoren e bashkisë Tropojë

Shkruar nga Liberale

Dhjetëra mbështetës të kandidatit socialiste Rexhë Byberi kanë dalë në rrugët e Tropojës për të festuar fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Festa me tupanë shpërtheu në sheshin kryesor të qytetit pas numërimit të kutisë së fundit që solli dhe fitoren me 250 vota në avantazh të Byberit ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH