Aktualitet

"Më tërhiqte nga koka e qafa"/ Dhunuan dhe grabitën të moshuarën, 82-vjeçarja tregon momentin e vështirë

Shkruar nga Liberale
"Më tërhiqte nga koka e qafa"/ Dhunuan dhe grabitën

Kaleme Dardha, 82-vjeç, nga fshati Shën Premte në Divjakë u dhunua barbarisht nga dy të rinj të cilët i hynë në banesë gjatë orëve të vona të natës dhe e grabitën.

Ajo tregon se grabitësit Adrian Balla, 25-vjeç, dhe Gentian Keçi, 19-vjeç, të cilët u arrestuan nga policia, e torturuan dhe I vodhën bizhuteritë e floririt e më pas u larguan me shpejtësi.

“U ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme. Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa”, tha Kaleme Dardha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH