Kronikë

Me të fejuarën italiane në makinë shkakton aksident, 4 të plagosur në Lushnjë, mes tyre dy fëmijë

Shkruar nga Liberale
Me të fejuarën italiane në makinë shkakton aksident, 4

Aksident me 4 të plagosur në Savër të Lushnjës, mes tyre 2 fëmijë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje – Fier dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane, e cila ishte pasagjere në mjet dhe 2 fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim. Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Njëri nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është B.Zeqo, i cili kishte në automjet 3 nxënës shkolle, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi kur është goditur nga ana e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga O. Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane.

Pas aksidentit, policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH