Showbiz

"Më shtyhu, më ngriti zërin", reagon për herë të parë Zhaklin Lekatari pas lajmeve se fansat e Luizit i dëmtuan makinën

Shkruar nga Liberale
"Më shtyhu, më ngriti zërin", reagon për herë

Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari ka folur për lajmet, ku thuhej se makina e saj u dëmtua nga fansat e Luiz Ejllit.

Ajo i hodhi poshtë zërat, ndërsa tha se, kishte patur një debat me ish-administratorin e pallatit ku jeton.

"Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit", ka thënë Zhaklin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH