Aktualitet

"Me probleme shëndetësore", Lefter Koka tjetër kërkesë Gjykatës së Lartë për të lënë qelinë

Shkruar nga Liberale
"Me probleme shëndetësore",  Lefter Koka tjetër

Ish-ministri dhe ish-deputeti Lefter Koka vijon betejën me drejtësinë.

Nuk është hera e parë që Koka i kërkon Gjykatës së Lartë ndryshim të masave të sigurisë. Ai akuzohet lidhur me shpërdorim detyre, për inceneatorin e Fierit dhe Elbasanit. Ish ministri i Mjedisit i është drejtuar me dy kërkesa Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës së sigurisë.

Kërkesat e Kokës për një masë më të butë sigurie do shqyrtohen nga Gjykata e Lartë më 16 shkurt nga gjyqtari Mehdi Bici. Lefter Koka kërkon masë më të butë, pra, daljen nga qelia, me argumentin se ka probleme shëndetësore.

Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua sot nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për shpërdorim detyre dhe korrupsion me ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve urbane të Elbasanit.

SPAK njoftoi se, pas kallëzimeve penale nga PD dhe LSI një vit më parë, nisi hetimet mbi procedurën për kontratën e koncensionit për ndërtimin dhe administrimin e inceneratorit të Elbasanit.

Hetimet “provuan se procedurat për kontratën me kompaninë Albtek Energy nuk ishin të plota, dhe se në kundërshtim me ligjin për koncensionet, u ndoq metoda e negocimit pa shpallje paraprake të njoftimit. Nga këto veprime, - thekson SPAK - janë dëmtuar interesat e shtetit dhe kompania private ka marrë përfitime të padrejta”.

Më pas, thuhet në njoftimin e SPAK-ut, dy kompanitë, Albtek Energy dhe Integrated Technology Services kanë lëvruar fatura dheveprime financiare për punime që nuk janë kryer në të vërtetë në vlera 2 milionë 950 mijë euro dhe 735 mijë euro, të cilat dyshohet se i janë dhënë rryshfet ministrit Koka pas favorizimit të paligjshëm me procedurat e koncensionit dhe të kontratës.

Administratorët e dy kompanive ngritën një skemë fiktive të pagesave për të fshehur origjinën e paligjshme të parave gjatë transfertave të tyre.

Ish ministri Koka, thuhet në njoftimin e SPAK, ka kërkuar dhe ka marrë nga dy shoqëritë përfitime monetare të tërthorta, duke krijuar me disa shoqëri skema fiktive për punime të pakryera, për të mbuluar korrupsionin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH