Globi

"Më preku në të pasme dhe trup", aktorja franceze akuzon yllin e filmave për sulm seksual: Nuk dija as të aktroja

Shkruar nga Liberale
"Më preku në të pasme dhe trup", aktorja franceze

Aktori i famshëm, Gerard Depardieu po përballet me akuza të reja për sulm seksual, ndaj aktores franceze Hélène Daras, e cila ka ngritur një padi kundër tij.

Daras pretendon se ylli i Hollivudit e ka sulmuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit "Disco" në 2007. Ajo kishte një rol dytësor si konkurrente në festivalin e vallëzimit në komedinë, e cila u drejtua nga Fabian Audenied, ku luajti Frank Dubosk dhe Depardieu në një rol dytësor.

Ajo foli gjithashtu për sulmin e supozuar në dokumentarin "Gerard Depardieu: La chute de l'ogre", i cili u transmetua në televizionin France 2 këtë javë.

Në dokumentar, Daras, e cila tha se ishte 26 vjeç në momentin e sulmit, tha se Depardieu "e kapi atë nga beli" dhe "filloi ta prekte në gjithë trupin". Ajo shtoi gjithashtu se "i vuri dorën në organet gjenitale në mënyrë këmbëngulëse" dhe i sugjeroi që të shkonin në dhomën e tij të zhveshjes.

Edhe pse ajo refuzoi propozimet e tij, ajo pretendon se aktori vazhdoi ta prekte në çdo rast gjatë xhirimeve.

"Ai ishte jashtë kontrollit," tha ajo për Depardieu. “Ai më shikoi sikur të isha një copë mish. Kisha veshur një fustan shumë të ngushtë. Ai erdhi tek unë dhe më pas kaloi dorën mbi ijet dhe të pasmet e mia”, përshkruan aktorja. 

“Isha fillestare. Nuk kisha mbaruar as shkollën e dramës. Doja shumë të bëhesha aktore dhe nuk doja të futesha në listën e zezë në moshën 26-vjeçare”, shtoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH