Aktualitet

Me plot risi, për një vizion sa më Europian të burgjeve shqiptare

Shkruar nga Liberale
Me plot risi, për një vizion sa më Europian të burgjeve

Prej muajsh Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e drejtuar nga Admir Abrija ka pësuar një ndryshim drastik në vizionin e këtij institucioni.

Rehabilitimi i personave të dënuar penalisht është një nga misionet më të vështira për çdo shoqëri, qoftë edhe në shoqëritë e zhvilluara.

Pas problematikave të shumta të shfaqura ndër vite, madje dhe të mbartura, kohët e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se ka nisur një epokë të re.

Ky institucion, nën drejtimin e Admir Abrija, për një kohë të shkurtër ka pësuar një ndryshim drastik si në logjistikë, ashtu edhe në vizionin e drejtimit të tij.

Drejtoria e Burgjeve me qëllim për të përmbushur misionin e saj, që është rehabilitimi i atyre që vuajnë dënimin, për t’u riintegruar më pas në shoqëri, ka ndryshuar rrënjësisht sektorin logjistik duke u pajisur me një flotë automjetesh të reja, të cilat do të vihen në shërbim të shoqërimit të të dënuarve.

Në ambientet e Institutit të të Miturve Kavajë, ata që vuajnë dënimin kanë patur mundësinë të shohin nga afër dhe të marrin mesazhe nga kampionë të sportit si Majlinda Kelmendi dhe Florian Marku, çka është kjo është parë si një tjetër risi që të rinjtë marrin mesazhet e duhura dhe të të ndjekin shembujt që duhen ndjekur, pasi të përfundojnë dënimin.

Ky institucion falë investimeve të fundit afron ndër shërbimet më të përsosura online.

Tjetër risi është krijimi i mundësisë së shpenzimeve “on line”, për të dënuarit duke hequr “kioskat tregtare” nga burgjet shqiptare.

Gjithashtu prej muajsh në sistemin e Burgjeve, thuhet se trajtimi i personave të punësuar ka mundur të ngrihet në nivel dinjitoz, teksa sistemi i burgjeve është duke rekrutuar të rinj të arsimuar, madje edhe femra, ndërsa i gjithë procesi është transparent dhe zhvillohet on-line. /Miklovan Petro/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH