Globi

Me pasaportë të falsifikuar dhe me 30 doza kokainë, arrestohet 26-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Me pasaportë të falsifikuar dhe me 30 doza kokainë, arrestohet

Është arrestuar një 26-vjeçar në Itali nga Karabinierët e Luinos pasi gjatë një kontrolli rezultoi se ishte me pasaportë të falsifikuar, gjithashtu atij iu gjetën 30 doza kokainë si dhe 1600 euro.

Raportohet se i riu shqiptar ishte dëbuar më parë nga Italia dhe ishte kthyer duke përdorur të dhëna të tjera personale duke lëvizur lirisht në rrugët e vendit fqinj.

Ai iu nënshtrua verifikimit të gjurmëve të gishtave ku përmes të cilave u zbulua edhe identiteti i tij i vërtetë.

Autoritetet italiane e kanë dëbuar 26-vjeçarin, duke e nisur në Tiranë me një fluturim direkt nga Bolonja , ndërkohë që të riut i ndalohet që të hyjë sërish në Itali për 5 vitet e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH