Aktualitet

Më pak sipërfaqe por me tepër leje ndërtimi për vitin 2023, kullat ulin edhe shpenzimet

Shkruar nga Liberale

Në vitin 2023 është shtuar numri i lejeve të ndërtimit, ndërkohë që ka rënë sipërfaqja e lejeve të ndërtimit. Kjo tregon se ndërtime po zhvillohem më tepër në sipërfaqe më të ngushta, pra, për kulla dhe pallate të larta, çka ka ulur edhe kostot. Ekspertët thonë se ndërtesat  e ulëta shpenzimet më të larta i kanë në katet e para.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2023 janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 397 leje të miratuara në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,1 % .

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m 2, nga 1.031.088 m2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7 %. Kjo është ulja më e madhe e pesë viteve të fundit.

Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 46,3 %.  Shifrat zyrtare nëse krahasojmë lejet e ndërtimit nëpër qarqe, tregojnë se në Durrës përsa i përket sipërfaqes janë shtuar ndjeshëm lejet e ndërtimet.  /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH