Showbiz

Me lot në sy, Agron Llakaj tregon momentin më të vështirë në jetë

Shkruar nga Liberale
Me lot në sy, Agron Llakaj tregon momentin më të

Aktori i humorit, Agron Llakaj, në një intervistë në emisionin “Ditë pas dite" ndau detaje nga jeta profesionale, por edhe nga ajo private.

Moderatorja Fjodora Fjora e pyeti për momentin më të vështirë në jetën e tij, dhe aktori iu përgjigj se ishte kur humbi motrën prej koronavirusit.

“Vitin e kaluar në muajin nëntor më vdiq motra e madhe, në moshën 65 vjeçare për shkak të Covid19. Ishte periudha më e vështirë në jetën time. Dy ditë pas vdekjes së motrës dola në skenë për të dhuruar të qeshura. Me dukej sikur Zoti me vendosi në tel të provës se sa mbaja”, u shpreh Agroni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH