Aktualitet

Me kërkesë të prokurorisë, zhvendoset autobusi që ra në Lanë

Shkruar nga Liberale
Me kërkesë të prokurorisë, zhvendoset autobusi që ra

Autobusi i aksidentit në Lanë është zhvendosur nga vendngjarja. Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj, i cili ka thënë se autobusi është zhvendosur përkohësisht me kërkesë të prokurorisë, dhe më pas do të kthehet në instalacion.

“Me kërkesë të prokurorisë qe po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizën autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëme! Do te rikthehet ne përfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.

Më 29 prill, aksidenti i linjës së unazës është përplasur me një makinë dhe ka përfunduar mbi lumin Lanë. Fatmirësisht pasagjerët nuk u plagosën rëndë. Pas ngjarjes, me propozim të disa qytetarëve, u vendos që autobusi të mos lëvizej nga vendngjarja, por të lihej si instalacion.

Pas ngjarjes, u arrestua edhe shoferi i autobusit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH