Aktualitet

Me kanabis në ambientet e Spitalit Ushtarak, arrestohet 19-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Me kanabis në ambientet e Spitalit Ushtarak, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar në ambientet e Spitalit Ushtarak të Tiranës. Shtetasi me inicialet M. Idrizi, i cili ka bërë sjellje të dyshimta brenda ambienteve të spitalit.

Policia nuk jep detaje, por në njoftim sqaron se në pranga janë vënë shtetasit: Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ndërkohë News24 raporton se kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë që qëndron e stacionuar në hyrje të spitalit. Pas kontrollit fizik, 19-vjeçari i është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 gram kanabis.

Dyshohet se i riu merrej me shitje të kanabisit në zonën e spitalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH