Showbiz

"Më ka sharë nga familja"/ Dea Mishel rrëfen se nuk ka komunikim me Luizin: Unë nuk i flas kurrë atij njeriu

Shkruar nga Liberale
"Më ka sharë nga familja"/ Dea Mishel rrëfen se nuk ka

Në muajin korrik të këtij viti, gjatë një koncerti në Shkodër, Luizi ofendoi rëndë ish-banoren e Big Brother, Dea Mishel.

Pavarësisht se ka kaluar disa kohë nga ky sherr virtual dyshja vazhdon ende të mos ketë asnjë komunikim mes tyre edhe pse të dy kanë qënë pjesë e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Dea Mishel është shprehur se nuk ka asnjë komunikim me Luizin.

Gazetari: Me Luizin si i ke patur marrëdhëniet?

Dea Mishel: Nuk kam patur skena për të xhiruar me atë. Plus që xhirimet ndodhën pak kohë pasi në patëm atë përplasjen, ku në një nga koncertet e tij, më kishte sharë nga familja, kështu që nuk është se i kam folur.

Gazetari: Do i flasësh sonte Luizit?

Dea Mishel: Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre?

Gazetari: Po nuk keni patur mundësi ta komunikoni me njëri-tjetrin?

Dea Mishel: Kemi patur mundësi komunikimi por më tha prap dicka shumë të keqe.

Gazetari: Që ishte?

Dea Mishel: Unë të shaj prap po të dua. Kështu që nuk i flas më kurrë atij njeriu

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH