Aktualitet

“Më ka ngacmuar seksualisht djalin”, babai i tre fëmijëve: Jam i pafajshëm!

Shkruar nga Liberale
“Më ka ngacmuar seksualisht djalin”, babai i tre

Familjarë të Dionis Myrtollarit dhe bashkëfshatarë të tij kanë dalë sot në protestë para Komisariatit të Policisë së Korçës, duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual.

Ky i fundit akuzohet nga 55-vjeçarja Ativie Qazimllari për ngacmim seksual ndaj djalit të saj autik, 18 vjeçar. Por në një deklaratë për mediat, ai thotë se është i pafajshëm.

“Dua të zgjidhet e drejta, jam i pafajshëm. Më ka hyrë atje dhe më ka shkatërruar fvmijet. Pyesni tërë fshatin. Më kanë diskretitur në media. Jam i pafajshëm", thotë ai.

Familjarët kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet sa më parë e vërteta.

Duke pasur edhe mbështetjen e disa banorëve të fshatit, ata shprehen se gjendja psikologjike e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar. Madje kërkojnë që familja akuzese të largohet nga fshati pasi është problematike.

Një ditë më parë, 55-vjeçarja ndër të tjera ka deklaruar: “Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo, i pashë të dy lakuriq”.

Ndërkaq ajo pretendon se 40-vjeçari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme (fyerje dhe goditje fizike) dhe se i ka raportuar situatat shpesh në polici.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH