Aktualitet

"Më i lehtë bashkimi i shqiptarëve sesa demokratëve"

Shkruar nga Liberale
"Më i lehtë bashkimi i shqiptarëve sesa

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për procesin e bashkimit në Partinë Demokratike. Në një intervistë në Vizion Plus, Meta deklaroi se bashkimi i shqiptarëve kundër regjimit është më i lehtë se bashkimi që po përpiqet të bëjë Berisha në Partinë Demokratike.

Ai theksoi se, PL-ja njeh vetëm PD-në e drejtuar nga Berisha, duke e cilësuar zgjedhjen e tij në krye të partisë vullnet të lirë të demokratëve.

“Bashkimi i shqiptarëve është më i lehtë se bashkimi që përpiqet Berisha brenda Partisë Demokratike. Për këtë duhet një shpejtësi tjetër dhe një qartësi tjetër. Duhet të ishte zgjidhur me kohë çështja e gjykatës sipas shtetit të së drejtës. Për mua situate është e qartë, Ne njohim një PD. Është PD që ka zgjedhur Berishën kryetar. Ne nuk njohim partinë e vulës, vulëhumburit nuk janë problemi im. Berisha le të merret. Ai ka kohë për ta pasur kokën edhe andej, edhe këtej. Do ta marrë shpejtësinë që duhet. E ka marrë ai. Problemi është shumë i qartë. Ne njohim PD”, tha Meta.

I ndalur te zgjedhja e kandidatëve, Meta u shpreh se PL-ja do të mbështesë çdo kandidat të Partisë Demokratike duke e nxitur atë të nxjerrë sa më parë emrat që do të jenë në garë.

“Është shumë e rëndësishme të ecë sa më shpejt zoti Berisha në zgjedhjen e kandidatëve në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të nxjerrim asnjë kandidat në të gjithë Shqipërinë pa pasur një rakordim me Partinë Demokratike. Nuk do të vëmë asnjë kusht që nuk i shërben unifikimit.

Është momenti për t’i dhënë ndëshkimit më të fortë këtij regjimi. Ne do të mobilizojmë çdo qytetar kundër kandidatëve të Rilindjes. Do mbështesim kandidatët e Partisë Demokratike. Nëse do kem një kandidat dhe vjen e më thotë dua të kandidoj unë do shkoj ta zgjidh me PD, por për të nxitur probleme brenda frymës opozitare, kjo nuk do të vijë kurrë nga Partia e Lirisë”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH