Aktualitet

"Më grabitën 4 mijë euro në kasafortë", lushnjari tërheq denoncimin

Shkruar nga Liberale
"Më grabitën 4 mijë euro në kasafortë",

Ditën e djeshme është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzoi pranë bluve se i kishin vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

Menjëherë pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.

Ndërkohë që ditën e sotme 52-vjeçari ka shkuar prapënë Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH