Aktualitet

“Me e var si qen…” flet daja i 8-vjeçarit të vrarë në Fier

Shkruar nga Liberale
“Me e var si qen…” flet daja i 8-vjeçarit të

Daja i Mateo Vllasiut ka mundur të thotë disa fjalë për gazetarët, i tronditur nga ngjarja makabre që u zbulua mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Grecalli të Fierit.

Daja i Mateo Vllasiut: Djali është nipi im… Nuk e dinim që autori të ishte kaq i dhunshëm, më ka thënë motra që ka qenë i dënuar më parë. Ky është shteti… Do kërkojmë drejtësi…

Reagon bashkëshortja: Ec o burrë se drejtësinë e kishin gjetur këta me dashtë

Daja i Mateo Vllasiut: “Me e varë si qen… ”

Mateo kishte dalë për xhiro me biçikletë, por kur nuk u kthye në shtëpi për t’u bërë gati për në shkollë, nëna e tij Florida Vllasiu e denoncoi në polici.

Disa orë më pas, policia e gjeti trupin e të voglit në oborrin e shtëpisë së 38-vjçarit Klodian Çalamani.

Mateo kishte një vëlla më të madh, 16-vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH