Aktualitet

Me dy fëmijë të mitur/ Dëmtohet në kanionet e Erzenit turistja gjermane, niset me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga Liberale
Me dy fëmijë të mitur/ Dëmtohet në kanionet e Erzenit

Një turiste gjermane është dëmtuar në kanionet e lumit Erzen ditën e sotme, teksa ka qënë duke eksploruar zonën.

Raportohet se 39-vjeçarja shoqërohej nga dy fëmijët e saj të mitur, dhe pas dhënies së ndihmës së parë, është transportuar drejt spitalit të Traumës.

“Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane 39-vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15-vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 39-vjeçares.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës”,- njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH