Aktualitet

Me dosje në dorë, Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK: Dorëzova disa dokumente

Shkruar nga Liberale
Me dosje në dorë, Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK:

Pas kryetarit të Partisë së Lirisë, në ambientet e SPAK është paraqitur Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Për gazetarët, ai ka deklaruar se u paraqit për të dorëzuar disa dokumente.

Rakip Suli u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje me disa çështje të administrimit të Bashkisë.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Suli të japë shpjegime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH