Showbiz

Me DiCaprio dhe De Niro! Del traileri i filmit të ri nga Martin Scorsese

Shkruar nga Liberale
Me DiCaprio dhe De Niro! Del traileri i filmit të ri nga Martin Scorsese

Martin Scorsese ribashkohet me Leonardo DiCaprion dhe Robert De Niron, këtë herë për filmin “Killers of the Flower Moon”, traileri zyrtar i të cilit sapo është publikuar. Western-i i ardhshëm bazohet në librin e David Grann “Killers of the Flower Moon: The Osage Murders and the Birth of the FBI” i vitit 2017.

Historia zhvillohet në Oklahoma të viteve 1920, ku anëtarët e fisit Osage ishin pasuruar për shkak të naftës në tokën e tyre dhe fillojnë të vriten njëri pas tjetrit. Më pas, policia do të nisë hetimet për ndjekjen e vrasësve. Kasti i filmit plotësohet nga Jesse Plemons (“The Power of the Dog”, “Breaking Bad”, “Love & Death”) dhe Lily Gladstone (“Certain Women”).

Për DiCaprion dhe De Niron, filmi shënon herën e parë që dy aktorët fitues të Oskarit kanë bashkëpunuar në një film artistik. Hera e fundit që i pamë së bashku në ekran ishte në dramën e Michael Caton-Jones This Boy’s Life (1993).

De Niro fitoi nominimet për Oscar për aktorin më të mirë për rolet e tij në “Taxi Driver” të Scorsese, “Cape Fear” dhe “Raging Bull” për të cilat ai fitoi statujën e artë. Nga ana tjetër, DiCaprio u nominua për Oscar për filmat “The Aviator” dhe “The Wolf of Wall Street”.

Në “Killers of the Flower Moon” DiCaprio luan Ernest Burkhart, nipin e një fermeri të fuqishëm vendas (De Niro). Burkhart është i martuar me një grua vendase, të luajtur nga Gladstone.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH