Aktualitet

Me dhimbje koke e barku, spitali reagon për vdekjen e 58-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Me dhimbje koke e barku, spitali reagon për vdekjen e 58-vjeçarit

Spitali Rajonal i Korçës ka mohuar akuzat se shkak për vdekjen e Telha Kelos është mjekimi i gabuar.

58-vjeçari shkoi në spital me dhimbje koke dhe barku, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Në reagimin zyrtar të mjekëve të spitalit thuhet se pacienti vuante nga Kolecistit Kalkuloz, ose gur në veshka.

"Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:

Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzamimimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion dhe për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.

Spitali Rajonal Korçë sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë", shkruhet në njoftimin zyrtar të spitalit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH