Aktualitet

Më 11 maj hapen berberët, floktoret, pas 18 majit baret e restorantet

Shkruar nga Liberale
Më 11 maj hapen berberët, floktoret, pas 18 majit baret e restorantet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se nga1 java që vjen do të ketë protokolle të posaçme për hapjen e disa bizneseve si berberët dhe floktoret, të cilat do të hapen pas 11 majit. Ministrja tha se disa biznese të tjera do të vazhdojnë të jenë të mbyllura si kinematë, palestrat.

Duke filluar nga 11 maji e në vijim planifikojmë disa lehtësime masash, por duke zbatuar protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukerite, berberët, qendrat tregtare. Nga java që vjen këto biznese do të njihen me protokollet specifike dhe do të duhet që të marrin masa. Do të vijojnë të jenë të mbyllura baret, kinematë, klubet e natës palestrat dhe këndet e lojërave të fëmijëve.

Pas dy javëve do të kemi efektet e hapjes. Nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, nga 18 maji e në vijim do të vlerësojmë hapjen e bareve dhe restoranteve por në ambiente të hapura dhe në bazë të rregullave strikte”, tha Ministrja./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH