Aktualitet

Me 1.8 tonë kokainë/ OFL kërkesë Emiljano Hysenajt për pasurinë

Shkruar nga Liberale
Me 1.8 tonë kokainë/ OFL kërkesë Emiljano Hysenajt për

Emiljano Hysenaj është një nga personat që tashmë do i duhet që të justifikojë origjinën e pasurisë së tij, pasi Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar një formular të cilin duhet ta plotësojë brenda 48 orëve ose në të kundër pasuria e tij do të sekuestrohet.

Hysenaj rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Emiljano Hysenaj u arrestua në maj të 2018 në Gjermani së bashku me 12 shqiptarë të tjerë pasi u akuzuan se futën të paktën 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro në Gjermani.

Po kështu duhet që të justifikojë pasurinë edhe Edlir Hysenaj, banues në Durrës, i cili sipas OFL ka lidhje familjare me Emiljano Hysenaj, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Shqiptarët e arrestuar në atë kohë:

1. Orneo Margjeka

2. Emiljan Hysenaj

3. Dashamir Ndoj

4. Dario Lame

5. Ervin Llusha

6. Izmir Lami

7. Dolan Kocani

8. Agim Zeka

9. Marjan Tola

10. Mevlan Beca

11. Granit Bajrami

12. Artan Mehmeti

13. Blerim Cakraj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH