Globi

Mbytja e anijes në Greqi, autoritetet thonë se ishin 209 viktima nga Pakistani

Shkruar nga Liberale
Mbytja e anijes në Greqi, autoritetet thonë se ishin 209 viktima nga

Agjencia Federale e Hetimit të Pakistanit thotë se ishin të paktën 209 "viktima" me kombësi pakistaneze në anijen që u fundos në Greqi.

Sipas këtyre të dhënave, nga 209 “viktima”, 181 ishin nga Pakistani dhe 28 nga pjesa e Kashmirit e administruar nga Pakistani.

Agjencia pakistaneze në fjalë shtoi se mostrat e ADN-së nga 201 familje u mblodhën nga zyrtarët për të ndihmuar Greqinë me identifikimin.

Agjencia pakistaneze shpjegoi se numri prej 209 bazohet në informacionin e familjeve që thanë se një i afërm kishte qenë në bordin e anijes së peshkimit që u mbyt në ujërat ndërkombëtare, 47 milje detare nga Pylos.

E njëjta agjenci ka njoftuar se janë arrestuar 29 të dyshuar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm në lidhje me mbytjen e anijes Pylos.

Bilanci zyrtar i aksidentit është 82 të vdekur dhe 104 të shpëtuar me dëshmitë që flasin për qindra persona të pagjetur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH