Globi

Mbyti gruan e tij dhe manipuloi vrasjen, gjykata merr vendimin për grekun

Shkruar nga Liberale
Mbyti gruan e tij dhe manipuloi vrasjen, gjykata merr vendimin për grekun

Burg të përjetshëm ndaj vrasësit mizor të gruas së tij. Madje edhe 11 vite e gjashtë muaj shtesë veç burgut përjetë ka vendosur drejtësia greke për Bbsis Anagnostopoulos.

Është dhënë sot vendimi ndaj 33-vjeçarit, i cili mbyti të shoqen në Glyka Nera të Athinës më 11 maj të viti të kaluar, në një ngjarje tronditëse. Ai e vrau gruan në prani të foshnjës dhe manipuloi ngjarjen.

Më 11 maj të vitit të kaluar 20-vjeçarja u mbyt me jastëk nga bashkëshorti i saj në sy të foshnjës 11 muajshe. Policia gjeti trupin e pajetë të Caroline pranë vajzës së saj e cila ishte duke qarë.

Një zëdhënës i policisë tha se ai gjeti Babis të prangosur në dysheme afër Caroline dhe kishte shirit ngjitës mbi sytë dhe gojën.

Babis fillimisht i kishte thënë policisë se gruaja e tij ishte vrarë nga hajdutët.

Ai pretendoi se kriminelët e lidhën atë dhe ia lidhën sytë para se të vinin një armë në kokën e foshnjës së tij dhe të kërkonin para. Duke folur për gazetarët më 14 maj, ai tha se kishte zbuluar se gruaja e tij ishte vrarë kur oficerët e policisë i hoqën shiritin që i mbulonte sytë. Policia zbuloi pas hetimeve se ai ishte vrasësi, vrasje të cilën e pranoi më vonë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH