Aktualitet

Mbytet një i ri në plazhin e Durrësit

               Publikuar në : 18:00 - 15/08/20 liberale

Një djal i ri është mbytur pasditen e kësaj të shtunë në Durrës.

Policia bëri të ditur se në plazhin e “Portoromanos” është gjetur i mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjec.

“Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back