Aktualitet

Mbytet një grua në liqenin e Butrintit

Shkruar nga Liberale
Mbytet një grua në liqenin e Butrintit

(Foto ilustruese)

Një grua është mbytur në liqenin e Butrintit në Sarandë. Sipas policisë, 70  vjeçarja me inicialet V.B., është mbytur aksidentalisht.

“Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe”, njofton policia e Sarandës.

Sipas bluve, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH