Aktualitet

Mbytet një 34-vjeçar në plazhin e Shëngjinit

Shkruar nga Liberale
Mbytet një 34-vjeçar në plazhin e Shëngjinit

Një 34-vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit rreth orës 17:00. Sipas Report TV, 34-vjeçari nga Ferizaj po notonte tek Rana e Hedhun në Shëngjin, ndërkohë që është penguar në një gropë në det dhe nuk ka mundur që të dalë në kohë.

Bashkë me të ka qenë edhe një shok, i cili është munduar që ta shpëtojë me të gjithë forcën e tij, por nuk ka mundur. Të gjithë ngjarjen e rëndë e ka parë nga bregu edhe vëllai i viktimës. I riu u transportua në spitalin Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

Ky është viktima e pestë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar tre pushues kosovarë, një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit, një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH