Aktualitet

Mbytet një 24-vjeçar në Liqenin e Shkodrës

               Publikuar në : 18:54 - 15/08/20 liberale

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Shkodër. Një i ri është mbytur në Liqenin e Shkodrës, në vendin e quajtur Balshaj në Malësinë e Madhe.

Policia bën me dije se një grup prej katër personash kanë marrë varkë për tu larë. Por 24-vjeçari B.D, pasi është hedhur nuk ka dalë nga uji.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back